... Nami.al

EMRI/ Grabiti 30-vjeçaren dhe tentoi ta përdhunonte, arrestohet autori! (Fshihej në shpellë)

Policia e Lezhës ka arrestuar 33-vjeçarin Valentin Kovaçi, i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.

Ai qëndronte në zonën e Kalasë së Lezhës, në një shpellë, në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë.

Kovaçi ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës , me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.

Përshkrimi i imazhit