... Nami.al

U la jashtë kandidimit nga PD, Dash Sula nuk humb kohë dhe kërcen tek Adriatik Lapaj

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, pak minuta para përfundimit të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet në KQZ për zgjedhjet e 11 majit

Deputeti aktual i PD-së, Dashnor Sula, është regjistruar në listën e hapur të kandidatëve për deputet me koalicionin “Nisma Shqipëria Behet” një bashkim i “Nismës Thurje” dhe “Partisë Shqipëria Behet”, të Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt.

Sula do të kandidojë në qarkun e Elbasanit.

Sula e ka marrë këtë vendim pasi Sali Berisha vendosi mos ta fuste në listën e PD-së.

Sula u shpreh se arsyeja e vetme për këtë është se ai ka mbështetur strukturat e drejtësisë, SPAK-un.

Përshkrimi i imazhit