... Nami.al

EMRI+FOTO/ Aksident TRAGJIK në Itali, 65-vjeçari SHQIPTAR përplaset për VD*KJE nga kamioni!

Një aksident tragjik ndodhi të martën e 11 Marsit në Itali.

Xhavit Halilaj, 65 vjeç, ndërroi jetë pasi u përplas nga një kamion.

Sipas dinamikës së ngjarjes, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 15:00.

Halilaj, i cili punonte për një kompani në San Vendemiano, kishte ndaluar me kamionçinën e tij në korsinë e emergjencës së bashku me një makinë tjetër.

Dy shoferët kanë qenë jashtë makinave për të kontrolluar një problem që kishin, kur një kamion ka ardhur në drejtimin e tyre duke i goditur.

Fatkeqësisht nuk kishte asgjë çfarë mund të bëhej për shqiptarin i cili humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, shkruan klan.

Tre persona të tjerë ndërkohë u plagosën, por siç shkruajnë mediat, nuk ndodhen në rrezik për jetën.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia.

Përshkrimi i imazhit