
...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:00 në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Karinë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.
Të lënduarit raportohet se janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Peqinit.
Pas përplasjes mes tyre, automjetet kanë dalë jashtë rruge, ndërsa duken edhe dëmet materiale.
Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.