
...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së, duke folur për zgjedhjet, tha se ai mund edhe mos të jetë fare në listën e kandidatëve për deputet.
Rama theksoi se të gjithë deputetët që kanë qoftë edhe një mandat, do të jenë në fushë për të kërkuar vota. Sipas tij, të rinjtë do jenë në listë të mbyllur, pasi PS kërkon të ketë në parlament “gjak të ri”, me qëllim që të bëhet një parti politike e re.
Rama: Nuk e kam pasur dhe as e kam idenë pse unë duhet të jem deputet në atë parlament për sa kohë kam këtë detyre.
Do të ishte prapë një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Kështu që kush është në lista të hapura duhet të jetë në një garë shumë të barabartë. Ndërkohë që vendimin për veten time nuk e kam akoma të marrë plotësisht se mund të mos jem fare në listë, duke qenë deputet i të gjithëve për detyrën që kam dhe për të mos i zënë vendin askujt.