
...
Kryeministri u largua nga vila 30 për të vijuar pasdite takimet me drejtuesit politikë të qarqeve me të cilët ende nuk është takuar.
Gjatë paradites së sotme, Rama pati takime me Blendi Klosin, Emiriana Sakon, Mirela Kumbaron, Ulsi Manjen, Benet Becin, Bledi Çuçin dhe Niko Peleshin.
Mësohet se në mbledhje u diskutua per emrat e kandidateve në shtatë qarqet: Dibër, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Korçë.
Drejtuesit e qarqeve kishin pergatitur listat me emrat e kandidatëve potencialë ne listat e PS.
Pasdite takimet do vijojnë me drejtuesit politikë të qarqeve me të cilët ende nuk është takuar: Me Belinda Ballukun drejtuese politike e qarkut të Fierit, Eduard Shalsin, drejtues politik të qarkut të Kukësit; Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin drejtuese të qarkut në Tiranë; Ervin Demo, drejtues politik i qarkut të Beratit; Arbjan Mazniku, drejtues politik i qarkut të Elbasanit.
Pas takimeve me Ramen në vilen qeveritare, parashikohet qe te merkurën te kete mbledhje kryesie, per vendosur perfundimisht listat qe do te dorezohen ne KQZ.