
...
Prej disa ditësh, statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është mbuluar, duke nxitur spekulime të shumta.
Ishte gazetari Blendi Fevziu ai që postoi një video duke e treguar se si Skënderbeu ishte “futur në një kuti”, siç u shpreh ai.
Mbulimi i statujës së Skënderbeut, jo vetëm që ka nxitur revoltë, por edhe spekulimet se është mbuluar për shkak se ndodhemi në muajin e Ramazanit.
Por sipas deputetit Taulant Balla, kjo gjë është bërë për ta pastruar statujën.