
...
Gjykata e Lartë ka shtyrë vendimin mbi rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtojnë kontrollet e ushtruara me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK në banesat dhe bizneset e tyre në 6 dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, një prej 3 gjyqtarëve të caktuar në trupë, ka kërkuar largimin nga çështja për shkaqe papajtueshmërie.
Ilir Panda relator dhe Albana Boksi e Medi Bici anëtarë, ishin trupa që duhej të shqyrtonin rekursin në Dhomë Këshillimi të enjten më 6 mars, por që u shty për në një datë tjetër.
Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të dalë më 11 mars para Gjykatës së Posaçme të Apelit ku kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit në burg.
Në Apel vendimi do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, ndërsa në shkallën e parë vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani.