
...
Kreu i PD ka deklaruar se Edi Rama është kryeministri më mizogjen që ka njohur Europa, ndërsa e ka akuzuar se nuk ka asnjë projekt me anë të të cilit lufton për të drejtat dhe suksesin e tyre.
Kryedemokrati u ndal tek shifrat në lidhje me dhunë ndaj femrave, për të cilat tha se u rritën me 50%.
“Edhe atëherë kishte anëtare të Byrosë Politike, edhe atëherë kishte organizatë gruaje, edhe sot ka disa ministre, por problemi është se nuk i dëgjon njëherë të flasin për problematikat e mëdha të nënave, motrave, grave, vajzave, për punësimin e tyre, për biznesin e tyre, për lehtësitë që meritojnë.
Faktikisht po të vini re fjalorin e përditshëm, janë të përjashtuara. Nuk flitet për gratë, sikur nuk ekzistojnë.
Ndërkohë ato janë absolutisht më të dhunuarat ndoshta në të gjithë Europën.
Dhuna ndaj tyre është rritur me 50 përqind e më shumë. Në rast po të marrësh shifrat e sotme të popullatës, është rritur me 100 përqind në të gjitha format.
Përsëri për to nuk flitet. Nuk është e rastit.
Kryeministri Edi Rama është kryeministri më mizogjen që ka pasur Shqipëria ndonjëherë dhe që ka njohur Europa.
Ato shpërthime që i ra tavolinës, ato janë të zakonshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Janë të zakonshme në ditën e tij të punës. Ndaj dhe ai nuk thotë një fjalë të vetme në mbrojtje, në mbështetje të grave dhe vajzave.
Nuk ka një projekt të vetëm, nuk mund të tregojë kjo qeveri një projekt të vetëm me të cilin ajo lufton për suksesin e tyre”, tha Berisha.