
...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.
SPAK kërkon dënimin e tij me 5 vite burg.
Ndërkohë në seancë, Bllako u deklarua i pafajshëm.
“Kam respekt dhe vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm. Unë si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit s’kam patur asnjë rol për dhënien e koncesionit”, tha Bllako.
Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Bllakos dhe që të dënohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë.
Bllako ka mbajtur postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.
SPAK kërkon për Alqi Bllakon dëmin me 5 vite burg dhe 5 vite qëndrim jashtë të gjitha funksioneve publike.
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, nëse Bllako do shpallet fajtor, atij do t’i ulet 1/3 e dënimit, duke zbritur në 3 vite e 4 muaj burg.