... Nami.al

Mbyllja e TikTok, Berisha thirrje fëmijëve: Bojkotoni mësimin, është madhështore të mungoni sa më shumë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje fëmijëve dhe të rinjve që të bojkotojnë mësimin dhe të nisin protestat, për të kundërshtuar mbylljen e Tik Tok nga qeveria e kryeministrit, Edi Rama.

Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku mes të tjerash u bëri thirrje atyre që të merrnin pjesë në protestën e 15 marsit, për mbylljen e TikTok.

Ai gjithashtu garantoi nxënësit se nuk do të guxojë asnjë shkollë apo mësues të marrë masa ndaj tyre, sepse në të kundërt sipas tij, do përballen me pasojat më të rrepta ligjore.

“Protesta e nxënësve, studentëve dhe e të rinjve para kryeministrisë në datën 15 do të jetë protesta më e bukur më madhështore që ka parë Shqipëria deri më sot. Protesta kundër censurës, protesta me të cilën çdo fëmijë i çdo moshe që ka smartphone përballet, del, bëhet luftëtarë kundër diktaturës në mbrojtje të TikTok-ut dhe kundër censurës.

U them këtyre të rinjve se aty ku fillon censura fillon diktatura ndaj dhe pavarësisht nga mosha e njomë, ju me aktit tuaj me pjesëmarrjen në protestë bëheni luftëtarë kundër narkodiktaturës së Edi Ramës, i cili ka një trashëgimi të tmerrshme.

Kam dhe një thirrje tjetër, të fillojë bojkoti i mësimeve. Po ia vlen, të dashur fëmijë, të dashur të rinj dhe të reja ai që iu vë censurën ai shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Dhe prandaj për të mbrojtur, nuk është problemi i TikTok-ut edhe i TikTok-ut është problemi se është programi më modern.

Problemi është që një njeri pa asnjë, pa asnjë ligj vendos që të “var” në sheshin “Skëndërbej” Tiktok-un sepse e kritikoni juve me TikTok atëherë ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimin që ditën e hënë, për shembull orën e parë. Do të ishte një gjë madhështore që të mungoni sa më shumë.

U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë fëmijët të paktën orën e parë si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës.

Atëherë ua lë në dorën tuaj ta çojnë të martën, por doja ta fillonit të hënën me një bojkot të orës së parë.

Dhe u garantoj që nuk do guxojë shkollë apo mësues të marrë masa ndaj jush se do përballet me pasojat më të rrepta ligjore. E drejta e grevës është e drejtë kushtetuese”, tha Berisha.

Përshkrimi i imazhit