... Nami.al

Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në polici avokati i “Toyota Yaris” Radovan Çela

Është vetëdorëzuar në polici avokati Radovan Çela, i akuzur nga SPAK për tentativën e korruptimit të personave të drejtësisë në rastin e dosjes “Toyota Yaris”.

Çela ishte avokati i kushërinjve Arif dhe Elvis Vladi, të cilët u arrestuan në vitin 2018 pasi tentuan të fusnin në Shqipëri një shumë të madhe parash prej 3.4 milionë euro, të fshehura në një makinë “Toyota Auris”.

Ndaj Çelës ishte lëshuar masa “arrest në burg” dhe ishte shpallur në kërkim prej korrikut të vitit 2024.

Sipas SPAK, ai ka ndërhyrë në të paktën 4 raste për korruptimin e personave të drejtësisë kur dosja “Toyota Yaris” ishte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

“Nga burimet e provave të mbledhura gjatë hetimeve paraprake të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Alfred Vladi, Radovan Çela, Eriona Dautaj dhe Aurel Zarka, në bashkëpunim dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë pranuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të funksionarëve të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre”, deklaron SPAK.

Përshkrimi i imazhit