... Nami.al

Akuzat e Trump: Administrata Biden shpenzoi 8 mln dollarë për t’i bërë minjtë transgjinorë, 10 mln dollarë për synetllëqe

Presidenti amerikan, Donald Trump, shpenzoi disa minuta nga fjalimi i tij përpara Kongresit, për të përpiluar një listë që sipas tij shpjegonte sesi administrata Biden kishte shpërdoruar paratë e taksapaguesve amerikanë.

“Faleminderit Elon, ai punon shumë fort,” tha Donald Trump, përpara se të drejtonte gishtin nga demokratët në dhomë. “Të gjithë këtu, edhe kjo anë, e vlerësojnë besoj. Ata thjesht nuk duan ta pranojnë.”

Musk është në krye DOGE, Departamentit për Eficencën Qeverisëse.

Sipas presidentit amerikan, ky departament ka zbuluar se administrata Biden ka shpenzuar 8 milionë dollarë për eksperimente që “i kthenin minjtë në transgjinore” e po ashtu ngriti pikëpyetje për 8 milionë dollarë të shpenzuara për të promovuar LGBTQI+ në shtetin afrikan Lesotho, “për të cilin nuk dëgjuar kurrë askush.”

Megjithatë, CNN pas një “fact-checking” raporton se deklarata e presidentit amerikan për minjtë transgjinorë nuk është e vërtetë.

Siç raporton CNN, mes viteve fiskale 2021 dhe 2022, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dha një total prej 477,121 dollarësh për tre projekte që përfshinin administrimin e terapisë hormonale feminizuese te majmunët për të kuptuar se si mund të ndikojë në sistemin e tyre imunitar dhe t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj virusit HIV.

“Terapia e hormoneve feminizuese është një trajtim që afirmon gjininë, që përdoret për të bllokuar efektet e hormonit mashkullor, testosteron dhe për të promovuar karakteristikat femërore tek gratë transgjinore. Gratë transgjinore kanë gati 50 herë më shumë gjasa të infektohen me HIV sesa të rriturit e tjerë, sipas një studimi të vitit 2013 në 15 vende, përfshirë SHBA-në. Nuk është e qartë se nga erdhi shifra prej 8 milionë dollarësh,” shkruan CNN.

DEKLARTA E PLOTË E TRUMP:

22 miliardë dollarë nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore për të ofruar strehim dhe makina falas për emigrantët e paligjshëm.

45 milionë dollarë për bursa të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në Birmani.

40 milionë dollarë për të përmirësuar përfshirjen sociale dhe ekonomike të migrantëve sedentë. Askush nuk e di çfarë do të thotë kjo.

8 milionë dollarë për promovimin e LGBTQI+ në kombin afrikan të Lesotos, për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë.

60 milionë dollarë për fuqizimin e popullsive indigjene dhe afrikano-karaibe në Amerikën Qendrore. 60 milionë.

8 milionë dollarë për të bërë minjtë transgjinorë – kjo është e vërtetë.

32 milionë dollarë për një operacion propagandistik të krahut të majtë në Moldavi.

10 milionë dollarë për rrethprerjen e meshkujve në Mozambik.

20 milionë dollarë për programin arabisht të “Sesame Street” në Lindjen e Mesme. 20 milionë dollarë për një program.

1.9 miliardë dollarë për një komitet të ri për dekarbonizimin e shtëpive, i drejtuar – dhe e dimë se kush është e përfshirë – në momentin e fundit paratë u kaluan për një grua me emrin Stacey Abrams. A keni dëgjuar ndonjëherë për të?

3.5 milionë dollarë për një kontratë konsulence për monitorimin luksoz të peshqve.

1.5 milionë dollarë për besimin e votuesve në Liberi.

14 milionë dollarë për kohezionin social në Mali.

59 milionë dollarë për dhomat e hotelit për emigrantët e paligjshëm në qytetin e Nju Jorkut. Një biznesmen i pasurive të paluajtshme është pas kësaj, ka bërë shumë para.

250,000 dollarë për të rritur inovacionin e klimës lokale vegane në Zambia.

42 milionë dollarë për ndryshimin social dhe të sjelljes në Ugandë.

14 milionë dollarë për përmirësimin e prokurimeve publike në Serbi.

47 milionë dollarë për përmirësimin e rezultateve të mësimit në Azi. Azia po ecën shumë mirë në mësim, e dini çfarë? Ndoshta na duhen vetë këto fonde.

101 milionë dollarë për kontrata të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në Departamentin e Arsimit – shuma më e madhe e paguar ndonjëherë, nuk ka pasur asgjë që i afrohet.

Nën administratën Trump, të gjitha këto mashtrime – dhe ka edhe më keq – por nuk mendova se ishte e përshtatshme të flisja për to, do eliminohen. Janë aq të tmerrshme. Shumë të tjera janë zbuluar dhe ekspozuar, dhe janë eliminuar me shpejtësi nga një grup njerëzish shumë inteligjentë, kryesisht të rinj, të udhëhequr nga Elon, dhe e vlerësojmë këtë. Ne kemi zbuluar qindra miliarda dollarë mashtrim.

Dhe i kemi rikthyer këto para, kemi ulur borxhin për të luftuar inflacionin dhe për shumë çështje të tjera – kemi marrë shumë nga këto para mbrapsht. E kapëm në momentin e duhur. Dhe ky është vetëm fillimi.

Përshkrimi i imazhit