... Nami.al

TRONDITËSE/ Babai dhunon në ‘TikTok’ fëmijët e mitur, dëshmia rrëqethëse e gruas: Ai i kërcënonte se do t’i priste duart dhe këmbët…

Në News24 është diskutuar historia ku një grua, nënë e dy fëmijëve ka denoncuar në studio se ishte dhunuar dhe poshtëruar nga bashkëshorti i saj.

Por pas emisioneve dhe dëshmive të bashkëshorteve ka qenë telefonata me urgjencë e një gruaje e cila prej kohësh ndjek në rrjetet sociale sesi ky baba i dy fëmijëve dhunon psikologjikisht dy fëmijet e mitur.

Në një lidhje telefonike, ajo ka dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.

Sipas dëshmisë së gruas, ajo e ka parë rastësisht në rrjetin social TikTok se si Artan Berisha dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht dy fëmijët e mitur.

Berisha fliste me një fjalor të papërshtatshëm në prani të tyre, dhe shpesh herë ofendonte edhe nënën e fëmijëve.

Ajo shtoi se ishte shumë shqetësuese, pasi shumë ndjekës nuk kanë reaguar por përkundrazi shikueshmëria në live vazhdonte të rritej.

Gjithashtu Artani nuk i lejonte fëmijët të lëviznin duke i kërcënuar se do ti priste duart dhe këmbët.

Kjo gjë ishte bërë shkak që njëri nga fëmijët të urinonte nga frika e dhunës.

Ajo gjithashtu theksoi se videot e dhunës janë dërguar në institucionet përkatëse.

“Unë e kam parë rastësisht në Tik-Tok dhe më ka ardhur shumë keq se si Artan Berisha i dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht të dy fëmijët e mitur. Ai flet me një fjalor shumë të papërshatshëm në prani të tyre, duke debatuar me ndjekësit dhe duke ofenduar nënën e fëmijëve. Ndjekësit e shikojnë dhunën, por fatkeqësisht asnjëri nuk reagon përkundrazi shikueshmëria në live vazhdon dhe rritet. Artani nuk i lejonte të lëviznin duke i kërcënuar se do i priste duart dhe këmbët dhe njëri nga fëmijët kishte urinuar nga frika e dhunës. Kjo është shqetësuese, nuk kam fjalë jam shumë e prekur. Unë i kam dërguar videot në institucionet përkatëse”, përfundoi ajo.

Përshkrimi i imazhit