... Nami.al

PD firmosi koalicion me 25 parti, Rama ironizon Berishën dhe aleatët demokratë: Fronti i ‘Noc Rrokut’!

Pas formimit të koalicionit të PD-së, e cila firmosi aleancë me 25 parti politike në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, vjen reagimi i parë i kryeministrit, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ka ndarë me ndjekësit një video me disa bufë.

Me ton ironizues Rama e ka shoqëruar videon me mbishkrimin: “Fronti i Noc Rrokut!”

Kujtojmë se Partia Demokratike ka arritur koalicion me 25 parti të tjera politike.

Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronja nistore “PD-ASHM”.