
...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se duke pasur frikë nga vota e diasporës, ai ka urdhëruar përfaqësuesit e tij në KQZ që të mos lejojnë zgjatjen e afateve për regjistrimin në platformë të shqiptarëve jashtë Shqipërisë.
Berisha përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar ndaj bashkëatdhetarëve që të shfrytëzojnë dhe momentet e fundit për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit.
Sali Berisha: Edi Rama personalisht në vitin e diasporës urdhëroi përfaqësuesit e tij në KQZ të refuzojnë propozimin e përfaqësuesve të PD për zgjatjen të paktën deri në datën 9 regjistrimet e diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Refuzimi kategorik i Ramës dhe përfaqësuesi i tij Damian Gjiknuri, dëshmojnë frikën dhe tmerri që i ka kapur ata dhe partinë e krimit nga vota e lirë e shqiptarëve jashtë vendit.
Ky refuzim është shkelje madhore e Kushtetutës dhe përjashtimi nga e drejta e votës e të paktën 500 mijë personave, shifra të tjera flasin dhe për 800 mijë, të cilët i kanë pasur dokumentet e skaduar. Pa përfshirë qindra mijëra të tjerë që nuk disponojnë dokumente të lëshuara në Shqipëri por dokumente të rregullta nga vendet ku jetojnë.