
...
Është publikuar sot lista me 55 kandidatë për anëtarë të këshillit drejtues të RTSH ku spikasin emra të njohur të artit, kinematografisë shqiptare dhe medias. Emra si aktori i njohur Kastriot Çaushi, njëherazi edhe rektor i Universitetit të Arteve, aktorja e njohur Rajmonda Bulku, kompozitori Osman Mula apo edhe regjisori Robert Budina janë në garë për anëtarë të Këshillit Drejtues.
Pas shkarkimit të 11 anëtarëve të këshillit drejtues të RTSH për shkeljen e procedurave në garën për drejtor të përgjithshëm të televizionit publik, dhe në sërë shkeljesh të tjera për konflikt interesi deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës, kuvendi ka nisur procedurat për përzgjedhjen e bordit të ri drejtues
ADVERTISING
Afati për aplikimet është deri më 7 mars, ndërsa kandidatët do t’i nënshtrohen dëgjesave në Komisionin e Medias.
Kandidatët për Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit
1) Arben Derhemi. Aktor në Teatrin Kombëtar.
2) Artur Zonja. Gazetar. Ka punuar RTSH, ABC News.
3) Agim Bajko. Aktor. Ish Drejtor i Teatrit të Kukullave. Aktualisht në pension.
4) Alfons Zenelaja. Gazetar. Drejtor Radio Tirana 2011-2016. Aktualisht në pension.
5) Arben Muça. Drejtues muzike në Qendrën Kuturore “Pjetër Gaci”, Shkodër.
6) Arben Lami. Ekonomist. Drejtor i Drejtorisë së Projekteve në Qendrën Kombëtarë të Kinematografisë. Anëtar i Këshillit të Shikuesve dhe Dëgjuesve në RTSH.
7) Arjan Çuliqi. Aktor dhe regjisor. Drejtor i Teatrit “Migjeni”, Shkodër.
8) Artan Reçi. Avokat. (Bashkëshorti Ardita Reçi që ishte anëtare e KDRTSH)
9) Artan Maku. Piktor dhe regjisor. Aktualisht në pension.
10) Bardhyl Sejdarasi. Gazetar. Anëtar i Këshillit të Statistikave (INSTAT)
11) Besnik Bisha. Regjisor. Lektor në Universitetin e Arteve. Deputet PD, legjislatura e 6.
12) Blerti Delija. Gazetar. Kryeredaktor Qendra Vendore Audiovizive, Shkodër. Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë Shkodër (2018-2022)
13) Durim Neziri. Profesionist i lirë si piktor filmi dhe kostumesh. Aktualisht pension.
14) Ermal Mulosmani. Ekonomist. Kwshilltar pranw “Sigal”.
15) Elton Kadisi. Drejtues Marketingu në RTSH.
16) Floriana Paskali. Muzikante. Drejtore e Qëndrës Ndërkombëtarë të Kulturës Arbroni 2012-2019.
17) Genc Tomço. Inxhinier në RTSH dhe ATSH. Aktualisht në pension.
18) Harilla Koçi. Ka qenw gazetar nw ATSH.
19) Henri Muça. Inxhinier pranë RTSH.
20) Jonid Jorgji.Producent filmi. Drejtor i Agjencisw sw Industrisw Kreative.Bashkia Tiranw.
21) Laureta Roshi.Gazetare. Aktualisht në pension.
22) Olimpjon Shurdi. Profesor pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit. UT
23) Osman Mula. Kompozitor.Aktualisht në pension.
24) Pano Xhixho.Gazetar sportiv RTSH.Anëtar i Komitetit Ekzekutiv FSHSH.
25) Petrit Beci. Ish Drejtor i RTSH. Aktualisht në pension.
26) Rajmonda Bulku.Aktore. Deputete PD në 2 legjislatura. Aktualisht në pension.
27) Rita Gjeka. Aktore. Drejtuese e Teatrit “Migjeni”.
28) Robert Budina. Regjisor, skenarist.
29) Rozeta Feri. Aktore. Aktualisht në pension.
30) Sokol Gjoshi. Drejtor juridik RTSH. Aktualisht Këshilltar ligjor “Digitalb”.
31) Valbona Lasku. Menaxhere e zyrës së BBC në Tiranë.
32) Ylljet Aliçka. Shkrimtar. Ambasador i Shqipërisë në UNESCO. Ambasador i Shqipërisë në Francë, Portugali dhe Monako.
33) Zamir Kokonozi. Regjisor filmi dhe Tv.
34) Zyliftar Bregu. Pedagog pranë Departamentit të Gazetarisë. Universiteti i Tiranës. Ish anëtar i AMA
35) Arian Syknej
36) Anna Kove
37) Olsi Abazi
38) Saimir Bakalli
39) Kastriot Caushi
40) Erjona Kakeli
41) Belioza Coku
42) Erion Prendi
43) Klaudio Pulaha
44) Rafaela Marteta
45) Irena Myzeqari
46) Edmond Zhulali
47) Kristaq Pilo
48) Raimond Cimbi
49) Enio Civici
50) Kleart Duraj
51) Kristo Thoma
52) Hysni Gurra
53) Xhelil Aliu- Gazetar, regjisor
54) Drita Avdyli- Ekonomiste
55) Merita Fanku- Drejtore Kuvend