
...
Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës “Tirana e Re” në kryeqytet.
Një qytetar është përplasur fizikisht me faturinon e urbanit.
Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre, ndërsa pamjet e bëra virale në rrjet tregojnë se si qytetari ka shkelmuar dhe grushtuar faturinon e urbanit.
Sherri ka shkaktuar panik te qytetarët e tjerë që ndodheshin në urban dhe në stacion, teksa kanë tentuar që të futen mes tyre për ti ndarë.
“Qenke i keq ti ore. Është në detyrë ai…”, dëgjohet ti thotë një qytetare të riut që po dhunonte faturinon.
Sakaq lidhur me rastin ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.