
...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka sulmuar sërish Volodymyr Zelenskin, pasi presidenti ukrainas tha se fundi i luftës së vendit të tij me Rusinë “është ende shumë, shumë larg”.
Duke shkruar në Truth Social, Trump akuzoi liderin ukrainas se nuk ishte i interesuar për të negociuar një marrëveshje paqeje.
“Kjo është deklarata më e keqe që mund të jetë bërë nga Zelenskyy dhe Amerika nuk do ta durojë atë për shumë kohë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës dhe, Evropa, në takimin që patën me Zelenskyy, deklaroi prerazi se nuk mund ta bëjnë punën pa SHBA-në – Ndoshta nuk është një deklaratë e mrekullueshme që të jetë bërë për sa i përket shfaqjes së forcës kundër Rusisë. Çfarë po mendojnë?”, deklaroi Trump.
Deklarata e presidentit amerikan vjen disa ditë pas një përplasjeje të fortë në Zyrën Ovale ku Zelensky që tronditi aleatët e Amerikës dhe ngjalli frikën se Uashingtoni ishte gati të qëndronte krah Rusisë.
Vlen gjithashtu të përmendet se në postimin e tij në “Truth Social”, Trump citoi raportimin e Associated Press mbi komentet e Zelensky, një zgjedhje ironike, sepse ai e ndaloi mediumin e njohur ndërkombëtar të jetë i pranishëm në Zyrën Ovale.