... Nami.al

“Nëndetësja” fundos Tiranën, Teuta i merr një pikë Egnatias

Dinamo ka fituar 4-1 derbin ndaj Tiranës, duke u ngjitur tashmë në vendin e dytë në renditje, ndërsa Tiranën e lë në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Skënderbeun e vendit të fundit.

Bardhebluve i duheshin tre pikët për shkak të pozitës delikate në klasifikim dhe një penallti e akorduar me VAR, e transformuar nga Jarmouni saktësisht i dha shpejt avantazhin. Por, “Blutë” u përgjigjën menjëherë në anën tjetër me një autogol të shkaktuar nga Meta.

Më pas, skuadrat krijuan raste të shumta duke tentuar të gjenin golin për të hapur sfidën dhe golat do të vinin vetëm në pjesën e dytë, kur ishte fillimisht Bregu i cili realizoi një supergol për avantazhin e Dinamos. Më pas, Lorran e Mandela përfituan nga çoroditja e bardhebluve për të tundur rrjetën edhe dy herë të tjera.

Ndërkohë, Egnatia dhe Teuta e kanë mbyllur në barazim 1-1 sfidën e vlefshme për javën e 27.

Përshkrimi i imazhit