... Nami.al

Samiti i Londrës, Starmer: Jemi në një udhëkryq historik! S’mund të them se SHBA është partner jo i besueshëm

Ka përfunduar samiti urgjent i liderëve të BE-së të cilët u mblodhën në Londër për të shprehur edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën, ndërsa SHBA tashmë po mban një qëndrim sfidues dhe që përjashton BE-në nga çdo diskutim për paqe.

Kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi edhe një paketë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, në vlerën 1.6 miliardë euro.

Ai tha gjithashtu se nuk e mbështet idenë se SHBA-ja tashmë është “një partner të cilit nuk mund t’i besosh më”.

Starmer shtoi se është e rëndësishme që Ukraina të marrë garanci për paqen, dhe të sigurohet se Rusia nuk do ta shkelë më marrëveshjen, siç ka bërë në të kaluarën.

“Unë nuk dua konflikt në Ukrainë, në Evropë dhe sigurisht jo në Mbretërinë e Bashkuar. Unë dua stabilitet në Mbretërinë e Bashkuar.

Mënyra për të siguruar këtë stabilitet është të sigurohemi se ne jemi në gjendje të mbrojmë një marrëveshje në Ukrainë, sepse historia jonë e vetme na tregon se nëse ka konflikt në Evropë, ai do të shpërthejë në brigjet tona”, u shpreh Starmer.

Ai tha se Evropa ndodhet në një “udhëkryq historik” dhe se liderët do të mblidhen sërish për të diskutuar.

“Ne ramë dakord që udhëheqësit do të takohen përsëri shumë shpejt për të mbajtur ritmin pas këtyre veprimeve dhe për të vazhduar punën drejt këtij plani të përbashkët. Sot jemi në një udhëkryq historik”, u shpreh Starmer.

Përshkrimi i imazhit