... Nami.al

Ra në gropën me ujë, vdes burri në Tiranë

Një shtetas rreth 60 vjeç ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në një gropë me ujë.

Policia njofton se në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Përshkrimi i imazhit