... Nami.al

Mbahen sot primaret e PD-së, cilët do zgjidhen kandidatë për deputetë?

Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet primare në 12 qarqet e vendit, nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Votimi ka filluar në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Procesi është “një anëtar, një votë” dhe kandidatët janë të organizuar sipas qarqeve.

ADVERTISING

Për shembull, në fletën e votimit për Qarkun e Tiranës do të jenë të gjithë kandidatët nga Tirana, Kamza, Kavaja, Vora dhe Rrogozhina.

Çdo anëtar mund të votojë vetëm për një kandidat.

Në Tiranë, shumica e këshilltarëve bashkiakë të PD-së janë të përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë.

Në total, 289 kandidatë po garojnë për 187 vende në listën e Partisë Demokratike, e cila përfshin si listën e hapur ashtu edhe atë të mbyllur.

Përshkrimi i imazhit