
...
Presidenti Donald Trump pritet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor.
Sipas asaj që mediat e huaja bëjnë me dije, referuar një deklarate të publikuar nga vetë Shtëpia e Bardhë këtë të shtunë, presidenti 78-vjeçar përgjatë javës që vjen do t’i nënshtrohet një kontrolli rutinë.
“Presidenti Donald J. Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë muajin e ardhshëm në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare”, thuhet në njoftimin e datës 1 mars.
“Data e kontrollit mjekësor do të publikohet javët e ardhshme”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga mjeku i tij, Sean Barbabella, mjek ushtarak i karrierës që ka shërbyer në Afganistan dhe Irak.
Pavarësisht moshës së tij, presidenti Trump është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gëzon plot energji.
Ndonëse ai nuk konsumon alkool apo duhan, ai njihet për pasionin që ka për ushqimet e shpejta apo mishin e pjekur, ndërkohë që i vetmi ushtrim fizik që ai bën është loja e golfit mbas të cilës të gjithë e dine që është i “çmendur”.