
...
Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka reaguar menjëherë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, në një takim me Donald Trump që shkoi keq dhe u ndërpre për shkak të nxehjes së gjakrave.
Zelensky ka zgjedhur t’i thotë “faleminderit” amerikanëve, pasi u akuzua nga zëvendës presidenti JD Vance se nuk e kishte bërë një gjë të tillë, për ndihmën që i kishte dhënë SHBA.
“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit Presidenti i SHBA, Kongresi dhe populli amerikan.
Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, shprehet Zelensky në rrjetet sociale.