
...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës për Engjell Agaçin, i cili ka deklaruar se është arratisur, madje i kanë marrë edhe laptopin prokurorët e SPAK.
Sipas Ramës, këto janë shpifje, ndërsa theksoi se Agaçi ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Itali dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore që siç shprehet ai “kaloi tehun mes jetës dhe vdekjes”.
Rama: Dua të ndaj diçka revoltuese me ju. Këneta është përballë një thatësie të madhe. Maji do të jetë përvëlues për të dhe bufi i kënetës e di këtë më mirë sesa kushdo tjetër.
Llumi helmues i kënetës që ka mbetur nga ajo që lindi si partia evropiane do të mbirodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit dhe zhaurime e atij kolektivi speciesh të ulëta do të shqetësojë dynjanë
Këneta ka marrë peng Engjell Agacin, gruan, vajzën, nënën e tij të mrekullishëm, familjen, me ferman të bufit që e shpalli një person në arrati nga drejtësia.
Me tam tamet e mushkonjave të kënëtës që hodhën helmin e zëvendësimit të tij, e dyndjes së hetuesve të SPAK në kryeministri e marrjes së lap topit dhe e syrit që tu dali bashkë me syrin e bufit.