
...
Një 30-vjeçare e huaj është gjetur e vrarë në një banesë të marrë me qira në Tiranë.
Policia bën me dije se gjatë këqyrjes paraprake, në trupin e vajzës janë konstatuar plagë të ndryshme, që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.