... Nami.al

Rama sulmon opozitën: Zhabat janë plakur, bretkosat janë sfilitur, zhapikët janë çmendur! Bufi në krye që jep shpirt…

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën, duke e quajtur zhabë, bretkosë, zhapik. Ndërsa për Sali Berishën thotë është ‘bufi që po jep shpirt, por nuk heq dorë’.

Kryeministri Rama teksa foli për rindërtimin e banesave pas tërmetit tha se “opozita bëri gjithçka, bëri luftë dhe nxori njerëzit në protestë”.

“Është vetëm një pjesë e punës, sepse kanë hyrë të gjitha familjet e prekura nga tërmeti, por është faza tjetër, për familjet që janë shpronësuar. U bë gjithë ajo luftë atje, ku këneta investoi të gjitha zhabat dhe bretkosat e veta. Ku bretkosat dhe zhabat u hodhën nëpër dhoma, iu futën në kuzhina dhe krevat dhe i çmenden një pjesë të miletit. I nxorën në protesta, për disa banesa që ishin Kandahar dhe nuk kishin lidhje me Tiranën dhe Evropën dhe as me apartamentet që ata do marrin.

Por këneta atë punë ka bërë. E vetmja gjë që ka ndryshuar është se zhabat janë plakur, bretkosat janë sfilitur. Zhapikët janë çmendur, por aty janë me bufin në krye që jep shpirt, por nuk heq dorë. Po ta bënim këtë mbledhje në 2013 do ta bënim me gjenerator”, tha Rama.

Përshkrimi i imazhit