...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillohet dëgjesa me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku pas 24 masave të lëshuara nga SPAK për
Sallaku tha se nuk komentojnë drejtësinë, por beson te një proces i ndershëm, duke thënë se stafi ka nisur betejën ligjore dhe uron që të faktojnë se kanë zbatuar ligjin. Sallaku tha se Bujqësori është në një moment historik pasi ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës.
Vetë Rama tha se janë masa pa gjyq dhe se po luftojnë për një drejtësi europiane dhe jo ruse dhe se nuk po bëjnë presion. Rama tha se vetëm PS është garante e drejtësisë së re dhe pa të s’do ishin parë kurrë hetime VIP.
Rama: Po të mos ishte kjo parti dhe shumicë qeverisëse, nuk do shikonim kurrë një forcë në pushtet e cila vullnetarisht vendosmërisht me patriotizëm ka tërhequr duart nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e vet të bëhen eksperimentet e sallës së operacionit të luftës kundër korrupsionit. Por s‘mund të rrimë dot pa folur, tani që Spak dhe GJKKO që i ngritëm dhe i mbështetëm ne që ne i dhamë të gjithë hapësirën të bëjnë punën që bëjnë, por duhet drejtësi evropiane, jo drejtësi ruse, pavarësia është vetëm njëri nga kushtet dhe profesionalizmi dhe standardet e panegocionueshme, nuk dua që teksa ne po negociojmë me BE të çohet një holandez dhe të thotë nuk kemi më asnjë dyshim që Shqipëria e ka vullnetin për të luftuar korrupsionin por s’ka gjykata dhe prokurori që respekton standartet demokratike dhe që njeh evropianisht që prezumimin e pafajësisë.