
...
Presidenti nacionalist i Republikës Srpska (RS) entiteti serb në Bosnje Hercegovinë, Milorad Dodik të mërkurën e 26 shkurtit është dënuar me 1 vit burgim dhe gjashtë vjet për ndalim të veprimtarisë politike.
Dodik u dënua për kryerjen e veprës penale të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit së Lartë. Dodik nuk mori pjesë në shpalljen e aktgjykimit.
Ky është një vendim i shkallës së parë që mund të apelohet.
Dodik akuzohej për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshëm dy ligje jokushtetuese të Republikës Srpska, që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë.
Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës, në seancën përfundimtare më 19 shkurt, kërkoi nga Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës që t’i shqiptojë një dënim me pesë vjet burgim Dodik-ut, dhe t’ia ndalojë atij veprimtarinë politike për 10 vjet.
Në deklaratat e tij përfundimtare, Dodik, tha se “ne duhet të luftojmë së bashku në mënyrë që Bosnje e Hercegovina të mos jetë më protektorat, por të rifitojë sovranitetin e saj”.