... Nami.al

Akuzat për abuzim me tendera, sot seanca për të 24 të dyshuarit e Universitetit Bujqësor! Mbërrijnë në GJKKO dy zv.rektorët

Në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë për 24 personat, staf të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndaj të cilave SPAk lëshoi masa sigurie.

Në GJKKO kanë mbërritur dy zv.rektorët Ilir Kapaj dhe Romina Koto, ndaj të cilëve dhe 7 të tjerëve, është caktuar masa e detyrimit për paraqitje.

Pesë të dyshuar janë nën masën e arrestit me burg, ndërsa 10 të tjerë, përfshirë dhe dy pedagodët Dritan Laçi dhe Ilir Kusi, po mbahen nën masën e arrestit në shtëpi.

SPAK njoftoi se janë hetuar 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) Lekë.

“Nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë”, njoftoi SPAK.

EMRAT

Arrest me burg:

Edmond Tërthorja

Amarildo Lleshi

Mehmet Qoshja

Altin Murto

Piro Zoga

Arrest shtëpi:

Agim Sefa

Arjan Buliqi

Serafin Skënderi

Ilir Kusi

Dritan Laçi

Azem Parllaku

Artur Koleci

Radion Dhromi

Blenard Spaho

Tedi Proda

Detyrim paraqitje:

Enkeleida Sallaku

Klara Jahollari

Ilir Kapaj

Erjola Kopali

Klea Lekocaj

Romina Koto

Bejo Bizhga,

Etleva Shore

Rezearta Dervishi

Përshkrimi i imazhit