
...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur sot një takim me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit
Rama deklaroi se ka gjëra që nuk shkojnë në luftën kundër korrupsionit, por shtoi se ajo është një luftë e PS-së dhe ndryshe nga opozita që kërkon ta shkrijë, SPAK, është këtu falë socialistëve.
Patjetër që ka gjëra që nuk shkojnë, por duke filluar nga kjo e korrupsionit. Por është më e tmerrshmja që ne të mund ta pranojmë pa luftë që të na kërkojnë ne hesap të tjerët. Ne mund t’i kërkojmë hesap njëri tjetërit.
Ju mund të më kërkoni hesap mua e unë juve, por askush jashtë kësaj partie nuk na kërkon ne hesap për luftën kundër korrupsionit, sepse çfarë po ndodh sot është lufta jonë. Nuk jemi ne viktimat këtu. Nuk është luftë që na e hapi Amerika, se Amerika i tërhoqi ushtarët, ikën. Po kush e mban SPAK-un tani?
E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrij. Nëse do të ishim ne ata që përpiqen të na pikturojnë, do ishte shkrirë SPAK. Nuk kishte nevojë. Një fishkëllimë bufi e vinte me ato flokët që i ka sapo zbrit nga motori. Vinte me zhaba, e brektosa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh se e kemi sjellë ne, jo se s’na lë Amerika.