
...
Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Laç.
Sipas informacioneve paraprake, të shtëna me armë janë raportuar në fshatin Zhej, ku raportohet se ka mbetur i vrarë një 67-vjeçar i identifikuar si shtetasit Dodë Mamli. Ai është qëlluar në afërsi të banesës së tij.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa forca të policisë ndodhen në vendngjarje.
Anëtarë të fisit Mamli janë përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me armë zjarri në vitin 2015 ku mbeti i vrarë një 35-vjeçar dhe u plagosën tre persona të tjerë që ndodheshin në makinë me të. Kjo ngjarje njihet si masakra e Mamurrasit. Megjithatë nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me hasmërinë.