... Nami.al

Aksident “i pazakontë” në Vlorë, përplasen dy drejtues monopatinash elektrike, përfundojnë në spital

Një aksident “i pazakontë” ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mësohet se dy persona që drejtonin të dy monopatina elektrike janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Përshkrimi i imazhit