
...
Exit-Poll-et në Gjermani nxjerrin fitues CDU/CSU, megjithëse një rezultat të rëndësishëm ka arritur AfD, që renditet e dyta si forca më e votuar duke dyfishuar kështu votat.
Tashmë kutitë e votimit janë mbyllur dhe Exit-Pollet kanë parashikuar fituesin.
Partia konservatore CDU/CSU pritet të jetë partia më e madhe në parlamentin e ardhshëm gjerman, me rreth 29% të votave, me Friedrich Merz favorit për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) pritet të renditet e dyta, me 20% të votave, një rekord, pothuajse duke dyfishuar rezultatin e saj në vitin 2021 (10.4%)
Partia Social Demokratike në pushtet pritet të dalë e treta me rreth 16%.
EXIT POLL sipas ZDF:
CDU/CSU 28.5%
AfD 20%
SPD 16.5%
Greens 12%
The Left 9%
BSW 5%
FDP 5%
EXIT POLL sipas ARD1:
CDU/CSU 29%
AfD 19.5%
SPD 16%
Greens 13.5%
The Left 8.5%
FDP 4.9%
BSW 4.7%