... Nami.al

Aksidenti TRAGJIK në Itali, ky është 19-vjeçari SHQIPTARI që humbi jetën!

Klajdi Malaj është 19-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate në Bari dhe në aksident u përfshinë tre makina.

Viktimë mbeti edhe një 44-vjeçar, Filippo Nettis, ndërsa shoferi i makinës tjetër shpëtoi pa lëndime.

Sipas mediave fqinje, i riu shqiptar ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 44-vjeçari në spital.

Karabinierët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë

Përshkrimi i imazhit