
...
Policia ka shoqëruar të fortin e Shkodrës Safet Bajri.
Sipas avokatëve të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.
Mbrojtja nuk konfirmon tu jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi.
Bajri është nisur drejt Tiranës i shoqëruar me masa sigurie.
Dy ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Shkodër.