... Nami.al

Momenti kur Safet Bajri me pranga e i buzëqeshur hyn në Polici!

Safet Bajri ka mbërritur në drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Siç shihet në videon e mëposhtme, Bajri është i prangosur dhe i shoqëruar nga oficerët e Forcave Speciale të RENEA-s.

Bajri është arrestuar ditën e sotme në banesën e tij me urdhër të SPAK. Urdhëri i arrestit ndaj tij është caktuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018.

Bëhet me dije se masë sigurie për të njëjtën ngjarje është caktuar edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin.

Bilali është momentalisht në burgun e Reçit, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re.

Fatbardh Lici u ekzekutua në Shkodër më 10 gusht 2018.

53-vjeçari u ekzekutua teksa po pinte një kafe në një lokal në lagjen Kiras.

Lici njihet edhe si kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i “forti” i Shkodrës.

Përshkrimi i imazhit