... Nami.al

Temperatura ishte -17°, gol mes acarit, Leo Messi i jep fiton Inter Miami

Lionel Messi nxeh atmosferën edhe në mes të acarit amerikan. Pavarësisht temperaturës -17 gradë celcius, ylli argjentinas luajti gjatë gjithë ndeshjes ku Inter Miami ishte i angazhuar në fushën e Kansas Siti.

Numri 10 ishte protagonist absolut me golin e shënuar, ku pas një kontrolli të shkëlqyer, i vodhi kohën mbrojtësit dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Episodi i minutës së 56-të vendosi ndeshjen, me Inter Majemi që fitoi 1-0 ndeshjen e parë të Kupës së Kampioneve në Konfederatën e Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Përpara ndeshjes u spekulua se Leo Messi i kërkoi klubit të mos luante për shkak të temperaturave tejet të ulëta, por zbriti në fushë dhe si gjithmonë la gjurmë.

Përshkrimi i imazhit