... Nami.al

Rama takon këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës, zbulohen porositë që u la

Pas takimit publik që bëri në sheshin “Skënderbej” me punonjësit e Bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama hyri në bashki për takimin me këshilltarët e majtë.

Takimi zgjati rreth 10 minuta, ndërsa Rama iu ka kërkuar këshilltarëve të majtë që të dalin në terren dhe të jenë sa më shumë aktivë në zonë.

Më tej, Rama iu ka kërkuar që të mos e lënë pas dore punën në bashki duke ja bërë të qartë që të mos ketë neglizhencë apo mungesa. Ndërsa për kundërshtarët politikë mësohet të ketë thënë se “ata janë të lodhur”.

Gjithashtu, kryeministri u ka thënë që sot duhet motivim më shumë se kurrë për të fituar në 11 Maj.

Përshkrimi i imazhit