... Nami.al

‘PLUMBI i ARTË’, Dumani tregon bashkëpunëtorët: Shtëpinë e hallës që jetonte në Itali, e kishim si bazë!

Avokati mbrojtës i një prej të pandehurve në gjyqin e ‘Plumbi i Artë’, Sokol Hazizaj, vijon të pyesë të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ky i fundit , ka treguar emrat e bashkëpunëtorëve në grabitjet e kryera vite më parë, dhe se sipas tij, baza ku planifikonin grabitjet, ishte banesa në Kavajë e hallës së një prej tyre, e cila jetonte në Itali.

Dumani: Kemi bërë me klientin tënd, kemi bërë grabitje me Talo Çelën, Gentian Sharrën dhe Ilirjan Feci. Unë dhe Talo Cela do të bënim goditjen, Gentian Sharra shofer.

Takoheshim shpesh 2-3 herë në javë me Gentin, grabitja është organizuar një javë më parë, në fund të vitit 2012, fillimi i 2013. Ishim veshur sportiv sepse duhet të vraposh por nuk mbaj mend specifikisht ndërsa viktima, xhaketë.

Jemi larguar me mjetin tip Audi ku Gentian Sharra ishte shofer i mjetit, në momentin e grabitjes isha larg 20-25 metra. Ilirjan Feci ishte me ‘BMW’ për policinë ose nëse do iknim.

Organizimi është bërë në afërsi të autosdradës, te shtëpia e hallës së Ilirjan Fecit që jetonte në Itali, e kishim si bazë.

Përshkrimi i imazhit