
...
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur të gabuar protestën e mbajtur nga një grup punonjësish të Bashkisë së Tiranës në ambientet para SPAK-ut gjatë kohës që aty po zhvillohej seanca për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Rama tha se i kupton ata që protestuan, për shkak të zhgënjimit dhe zemërimit, por tha se një protestë e tillë para SPAK nuk duhet të përsëritet më.
“Gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush njerëz të prekur, të dëshpëruar, të zhgënhyer. Disa nga ju shkuan edhe te dera e Gjykatës Speciale për të protestuar, e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më, as nga ju dhe nga askush që punon në zyrat e shtetit shqiptar. Përfaqësoni një pushtet autonom që në asnjë mënyrë nuk duhet të shfaqet në territorin e një pushteti tjetër. Unë nuk mendoj ndryshe nga ata që shkuan atje.
Mbahet sot në burg me statusin e të dyshuarit, e kjo kambanë bie për ata që duan të dëgjojnë, dhe jo me statusin e të pandehurit, e lere më pastaj me statusin e të dënuarit. E kanë zgjedhur që kryetari i Bashkisë të rrijë në zyrë, e jo të rrijë në burg pa gjyq”, deklaroi Rama.