
...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka refuzuar një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës, e cila kundërshtonte kontrollet e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në një ambient në Sky Tower, që mbrojtja e saj e konsideron si magazinë.
Kontrollet nga BKH u kryen në janar të këtij viti, ku u sekuestruan sende me vlerë për hetimet në vazhdim.
Mes kërkesave të Xoxës ishte edhe ajo për kthimin e një telefoni celular, e cila është rrëzuar edhe më parë nga gjykata.