
...
Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në në afërsi të kryqëzimit të “Pirromanit” në Tiranë.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor të kompanisë “Wolt” të shërbimeve “delivery”.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur motoristi, i cili është dërguar me ambulancë në spital.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.