... Nami.al

AMP me ‘DORË të HEKURT’/ Vëllezërit policë dhunojnë qytetarin në Burrel, merren menjëherë masa!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka marrë masa për dy vëllezërit policë.

Përmes një njoftimi zyrtar AMP, rajoni Kukës-Dibër ka bërë me dije se ka ndaluar punonjësin e policisë, Avni Uka, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, për vëllain e tij, efektivin Sulltan Uka patrullë pranë Komisariatit të Policisë Mat, AMP ka nisur procedimin e tij në gjendje të lirë për veprat penale “Prishje e qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësi”.

Gjkatë hetimeve ka rezultuar se dy vëllezërit policë janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm në qytetin e Burrelit ku dhe kanë dhunuar një qytetar.

Përplasja, e nisur për motive të dobëta, ka degraduar deri në dhunë fizike.

AMP po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore ndaj të dyshuarve.

Përshkrimi i imazhit