... Nami.al

Seanca për masat e sigurisë, qindra mbështetës të Erion Veliajt mblidhen para GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet sot në orën 08:30 në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë.

Makina e shoqërimit sapo ka dalë nga Blloku i Sigurisë te “Mine Peza” për t’iu drejtuar godinës së GJKKO-së për masë. Teksa qindra mbështetës të kryebashkiakut janë mbledhur te Gjykata për përkrahjen morale ndaj Erion Veliajt.

Bashkë me Veliajn, para Gjykatës së Posaçme do paraqitet edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën është caktuar masa arrest shtëpie, dhe biznesmeni i arrestuar Elman Abule.

Për verifikim mase do paraqiten edhe 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje.

Përshkrimi i imazhit