... Nami.al

“Lubi loti ua ka ndaluar ekipit komunikimin me celular….”, Berisha: Balluku po përdor modelin e mafies!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar duke thënë se Belinda Balluku, të cilën e quan “Lubi loti” ua ka ndaluar ekipit të saj komunikimin me celular apo kompjuter.

Sipas tij, çdo problem që ata kanë i parashtrojnë me shkrim dore, duke theksuar se ky është modeli i mafies që Balluku po përdor.

Sali Berisha u shpreh se përdor këtë mënyrë, pasi kompjuterët ka frikë se i hakerojnë!

“Në stanin e tyre ka vetëm shpirtra të trazuar, hajdutë që nuk gjejnë dot paqe më. A e imagjinoni ju që Lubi loti ju ka ndaluar në mënyrë të prerë të gjithë ekipit të komunikojë ndryshe me të përveçse me letra, jo me kompjuter, pa celular, me shkrim dore. Komunikimi në kabinetin e zëdhënëses së Edi Ramës…sepse ajo sheh dy zv e tij njëri pas tjetrit dhe thotë ika dhe unë dhe do ika ajo, sepse e meriton 100 herë. Ka dalë modeli tipike e mafies. As celularët dhe as kompjuterët nuk i përdorin dot. Çdo problem që kanë me bosen e tyre ta paraqesin vetëm me shkrim dore jo me kompjuter sepse atyre u nxirren të dhënat. Por i garantoj shqiptarët se kjo situatë i ka kohërat e shkurtra dhe ne do bëjmë gjithçka që 11 maji të jetë dita e fundit e tyre në pushtet”, tha Sali Berisha.

Përshkrimi i imazhit