
...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tashmë është në Bllokun e Sigurisë tek Mine Peza në Tiranë.
Pranë tij kanë arritur menjëherë bashkëpunëtorë të afërt, mes të tjerash edhe Drejtori Juridik i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi.
Dokushi shihet se ka disa dokumente në duar, ndërsa hyn brenda Bllokut të Sigurisë, ku ndodhet kryebashkiaku i ndaluar.
Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK gjatë ditës së djeshme.
Ai u mor nga zyra nga agjentët e BKH-së, teksa akuzohet për disa vepra penale.