
...
Myrto Uzuni “shtegton” shumë larg. Nga liga e dytë spanjolle, ku ishte bomberi i Granadës, sulmuesin kuqezi do ta shohim tashmë në MLS amerikane, pasi është zyrtarizuar nënshkrimi me Austin FC në Teksas.
Lajmërimi për firmosjen e kontratës është bërë nga klubi amerikan në Facebook, nëpërmjet publikimit të një fotoje të futbollistit dhe një mesazh të shkurtër rreth tij.
“Myrto është i gjelbër. Mirëserdhe te ATX Myrto Uzuni”, shkruhet në postimin që i jep fund telenovelës së transferimit të sulmuesit nga Granada, ku ishte kthyer në çështje dy javët e fundit.
Uzuni kishte kaluar vizitat mjekësore që të martën, por për shkak të rregulloreve të MLS është dashur të pritet deri të premten për prezantimin e tij. Bomberi beratas i ka kushtuar Austin FC, 12 milionë euro.