... Nami.al

Vrasje me armë në Shkodër, një person gjendet i ekzekutuar në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Mësohet se 33-vjeçari Ramazan Mata është gjetur i ekzekutuar me armë në automjet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës.

Sipas informacioneve të para, mësohet se trupi i pajetë u gjet në makinë nga banorët e zonës, ndërsa dyshohet se viktima është qëlluar nga jashtë makinës.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen apo identitetin e personit të ekzekutuar dhe autorit.

Përshkrimi i imazhit